Nga Vendi
3 September 2020
Na pret vjeshtë e thatë me temperatura mesatare

Temperatura mesatare dhe me pak shi na presin këtë vjeshtë. Pas verës së pazakontë me reshje këtë muaj nuk priten reshje të dukshme, ndërsa temperaturat do të jenë të larta edhe mbi mesataren.

Meteorologët parashikojnë temperaturat në shtator, tetor dhe nëntor të jenë në korniza të atyre mesatare për periudhën e viteve 1981-2010 me besueshmëri të shmangies prej plus-minus një gradë Celsius. Temperatura mesatare mujore për shtatorin, tetorin dhe nëntorin mesatarisht në këtë periudhë është rreth tetë gradë Celsius në pjesët malore deri në 16.9 gradë Celsius në Gjevgjeli.

Në muajin e parë të vjeshtës, shtator priten temperatura mbi mesataren që do të lëviz prej 12 deri në 14 gradë Celsius në pjesët malore, 14 gradë Celsius në Berovë, 16 në Kriva Pallankë, 17 në Prilep, Manastir dhe Ohër, 19 në Shkup, Shtip dhe Strumicë, 20 në Demir Kapi dhe Gjevgjeli.

Mot relativisht i ngrohtë do të mbajë edhe në dekadën e dytë të këtij muaji me rënie të vogël të temperaturës për dy deri në tre gradë Celsius. Meteorologët parashikojnë edhe paraqitje të shpeshtë të jostabilitetit, me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Pastaj vijon mot stabil dhe më i ngrohtë me rritje të temperaturave të ditës për dy deri në tre gradë e cila do të lëvizë prej 25-33 gradë Celsius.

Në 10 ditët e fundit të shtatorit, gjithashtu do të jetë mot stabil dhe relativisht ngrohtë me temperatura mesatare për këtë periudhë të vitit.
Vjeshta e thatë do të mbisundojë gjithkund dhe reshjet gjithkund do të jenë nën mesataren.



Të ndryshme
Më shumë
PDSH: Disa persona kanë dëmtuar materialet propagandistike të kandidatit tonë në Tetovë30 September 2021
Katër të vdekur dhe 118 raste të reja në Maqedoni23 June 2020
Bella Hadid lë pak vend për imagjinatë në paraqitjen e saj në MTV VMA 202031 August 2020