Nga Vendi
7 September 2020
Ministri Hoxha takon Ambasadorin e Shqipërisë Fatos Reka

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha i shoqëruar nga shefi i kabinetit Dritan Ramadani si dhe Lidija Cadikovska, realizoi takimin e parë protokollar me Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut Fatos Reka.

“Pranova urime të sinqerta për detyrën si Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, biseduam për bashkëpunimet mes dy vendeve, raportet mes dy ministrive përkatëse si dhe për projektet e përbashkëta në dobi të qytetarëve të dy shteteve të regjionit dhe më gjerë, e cila gjë do të ketë impakt direkt në zhvillimin ekonomik të dy vendeve”, shkruan në njoftimin e tij ministri Hoxha, transmeton INA.

Arianit Hoxha është i pari shqiptar që ulet në kolltukun Ministrit të Bujqësisë.



Të ndryshme
Më shumë
Përfshihet nga zjarri vetura e instrumentistit Xhemil Gjini 2 July 2021
Carovska: Varet nga përgjegjësia jonë se sa gjatë do të qëndrojnë fëmijët në shkolla 2 September 2021
Putin: Vaksina jonë është po aq e besueshme sa kallashnikovi 6 May 2021