Nga Vendi
11 September 2020
Ndahet nga jeta veteranja e arsimit Nadire Arifi, Nëna e Teuta Arifit

Sonte ka pushuar së rahuri zemra e mësueses tetovare dhe veteranes të arsimit shqip, znj. Nadire Arifit, njëherit nëna e kryetares së komunës Tetovës, Teuta Arifi.
Lajmin e ka bërë të ditur Teuta Arifi me anë të një publikimi në Facebook.

Të nderuar qytetarë, familjarë, miq dhe dashamirë!

Me dhimbje të thellë ju informoj se sonte ndërroi jetë nëna ime, mësuesja dhe veteranja e arsimit, znj. Nadire Arifi!

Varrimi do të bëhet nesër, 12.09.2020 (e shtunë) në varrezat e qytetit në Tetovë, pas namazit të drekës.

 

Për shkak të situatës aktuale me pandeminë e covid19, ju informoj se nuk do të kemi pritje të organizuar të njerëzve, dhe ngushëllimet e juaja do t’i pranojmë në formë eletronike dhe përmes telefonit!

Me respekt,
TA

 



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Pasaportat me vlefshmëri të skaduar do të vlejnë deri në fund të vitit16 June 2021
Bertan Asllani në lidhje dashurie me aktoren e njohur turke17 June 2021
Yllka Gashi e pret Bajramin me mungesen e babait21 July 2021