Nga Vendi
25 June 2020
Filipçe: Për momentin vendi ynë po ballafaqohet me valë të virusit më të fuqishëm se i pari

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe gjatë konferencës së sotme për shtyp ka deklaruar se vendi jonë po përballet me valë të re të virusit i cili është shumë më fort se i pari, ndërsa tha se kjo është pasojë e mosrespektimit të masave.

“Shumë herë kam dërguar porosi se për momentin mënyra më e mirë për tu mbrojtur është të respektohen masat. Sistemi jonë shëndetësor tërësisht është përshtatur, për çdo ditë e ndjekim situatën me kapacitetet spitalore dhe bëjmë rotacion të punëtorëve shëndetësor. Ajo që është me rëndësi është përkrahja e qytetarëve. Nëse këtë e kemi do ta tejkalojmë këtë situatë”, tha Filipçe.



Të ndryshme
Më shumë
AAA për Thaçin: Politikan i dështuar25 October 2021
Dokumenti sekret, betimi i Fatmir Haklajt për të vrarë Azem Hajdarin29 June 2020
Maqedoni, reshjet e mirëseardhura për bujqësinë 4 October 2021