Nga Vendi
13 September 2020
Mickoski paralajmëron protestë për ditën e martë, do të protestohet për Goce Dellçevin

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot pasdite bëri të ditur se të martën do të ketë protestë të re në ora 18:30.

Protesta do të fillojë nga Ministria e Drejtësisë dhe do të vazhdojë përmes urës ‘Goce Dellçev” për të përfunduar para MPJ-së.

“Kjo është protestë e popullit, qëllimi është për BE, për Maqedoninë, për Dellçevin. Goce Dellçevi është linja e kuqe e dinjitetit tonë. Dellçevi kuptonte botën si fushëbetejë kulturore ndërmjet popujve”, thotë Mickoski.

Sipas tij, Goce Dellçevi është themeli i maqedonizimit ndërsa Qeveria duhet ta ketë parasysh se sa e rëndësishme është figura e tij./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Mbyllet Lista Zgjedhore, KSHZ: Të drejtë vote 1 814 263 votues 1 July 2020
Haradinaj i trishtuar nga vrasja e tre personave në Gllogjan26 November 2021
Cana: Përgjegjësi nga të gjithë defiluesit e sontëm 9 September 2021