Nga Vendi
25 June 2020
Gjashtë viktima dhe 153 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit nga 1279 testime të realizuara, 153 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas qyteteve: Shkup-66 raste, Tetovë-20, Kumanovë-13, Shtip-13, Prilep-2, Strugë-7, Manastir-1, Ohër-7, Kriva Pallankë-1, Koçani-1, Probishtip-1, Shën Nikollë-3, Kërçovë-6, Resnje-12.

Janë shëruar 75 pacientë, kurse fatkeqësisht jetën e kanë ndërruar 6 pacientë të diagnostifikuar me Covid-19.

Viktimat janë nga Shkupi, Shtipi, Tetova dhe Resnja në mes të moshës 53 dhe 80 vjeçe.

 

 

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 5595, prej të cilëve 2166 janë shëruar kurse 265 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Aktualisht në vendin tonë ka 3164 raste aktive me koronavirusin e ri.



Të ndryshme
Më shumë
Jo të gjitha shkollat do të hapin dyert për nxënës më 1 tetor 3 September 2020
Kina nuk mbushet mend, fillon festivali i mishit të qenit, pritet të theren 5 mijë kafshë për 10 ditë22 June 2021
Tritan Kalo mesazh qytetarëve: Mos bini pre e idiotësirave që COVID-19 nuk ekziston27 June 2020