Nga Vendi
14 September 2020
Nga 23 shtatori kthehen në punë të gjitha grupet e liruara si pasojë e pandemisë

Qeveria miratoi vendimin për kthimin në punë të personave me sëmundje kronike dhe prindërve të  fëmijëve nga 0 deri në 6 vjeç dhe nga 6 deri në 10 vjeç. Në vendimin e Qeverisë thuhet se nga 23 shtatori të gjithë duhet kthehen në punë: Të sëmurët kronikë (përjashtim ata me gjendje të përkeqësuar dhe sëmundje malinje); Të punësuarit që kanë vazhduar pushimin e lindjes. Gjithashtu qeveria obligon Çerdhet të bëjnë regjistrim të fëmijëve sidomos të atyre që të dy prindërit janë të angazhuar në punë; Në vendimit e fundit të Qeverisë gjithashtu janë kufizuar tubimet publike deri maksimum 1.000 persona, ndërsa respektimi i masave mbrojtëse si dezinfektimi, distanca dhe mbajtja e maskave mbeten të obligueshme.



Të ndryshme
Më shumë
Blen Ferrari, Vali Corleone thotë se kushton 600 mijë euro18 October 2021
Trepça dhe Ujmani në tryezën e Uashingtonit? Njohësit: Pasuritë e Kosovës nuk duhet të jenë pjesë e bisedimeve 3 September 2020
Nusja godet aksidentalisht testikujt e burrit të saj në dasmë14 October 2021