Nga Vendi
14 September 2020
Shqiptarët për herë të parë me drejtor në BSP, ja kush do të jetë drejtor

Për herë të parë do të jetë shqiptar drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike në MPBnë e Maqedonisë.

Siç mësohet nga burime qeveritare, drejtor në këtë post do të jetë Shefik Bajrami, i cili gjatë kohë është i angazhuar në MPB, duke kaluar pozita të ndryshme.

Ai deri tani ka qenë ndihmës drejtor në BSP, ndërsa para kësaj ka qenë edhe kryeshef i Sekretariatit të Punëve të Brendshme SPB në Tetovë.

Byroja e Sigurisë Publike ka nën kontroll policinë e uniformuar dhe sektorë të tjerë të MPB-së. Ndërsa edhe kësaj radhe me Drejtorinë e shërbimit sekret DSK do të drejtoj kuadër maqedonas, edhe pse pritej edhe në këtë detyrë të vjen një kuadër shqiptar.

Po ashtu në MPB postin e zëvendësministrit do ta ketë Nazim Bushi, i cili deri tani ka ushtruar detyrën e drejtorit të bordit të Telekomit të Maqedonisë së Veriut. /INA



Të ndryshme
Më shumë
9-vjeçarja që jeton në Gjermani i jep mbi 1 mijë euro që i kurseu për “Jetimat e Ballkanit”22 July 2021
Edi Rama vizitë dyditore në Kosovë29 June 2020
Arbër Ademi: Të gjitha partitë politike ishin kundër heqjes së shpenzimeve rrugore14 September 2020