ShowBiz
15 May 2020
“E stresuar, e turpëruar dhe ndjenjë faji”, Julianne Hough flet për sëmundjen e saj

Julianne Hough është dukur fantastike në disa poza në bikine derisa ka folur për sëmundjen e saj të quajtur endometriosis, e cila lidhet me një sëmundje psikike që ju bën të stresuar, të turpëruar nga gjithçka dhe me një ndenje faji

Or tani, aktorja dhe valltarja ka thënë se nuk është ndier kurrë më mirë dhe për këtë ka falënderuar ushtrimet fizike por edhe një dietë të saj.

Ylli i “Dancing With the Stars” ka treguar në një intervistë për sëmundjen e saj derisa ka pozuar në bikine për edicionin e qershorit në ballinën e revistës “Women Health”.

Gruaja e Brooks Laich ka thënë se ajo tanimë është shëruar gati në nga endometrioza për shkak të kujdesit të mirë që ka pasur për vetveten.

Endometrioza është një çrregullim i dhimbshëm në të cilin indi ngjashëm me indin normal të mitrës suaj – endomitriumin- rritet jashtë mitrës suaj.

Endometrioza më së shpeshti përfshin vezorët, tubat fallopian dhe indin që mbështjell legenin e trupit, shkruan klinika Mayo.

“Do të ju tregoj, gjatë këtij transformimi unë më të vërtetë jam lidhur me të vërtetën time, nuk kam pasur simptoma të endometriozës për shkak të dashurisë dhe mirësisë”, ka thënë Hough.

“Unë besoj se gjatë kësaj kohe kam ndier stres, turp dhe një ndjenjë fajësie, një shtypje të energjisë femrore që lidhet me endometriozën, por terapia me të vërtetë me ka ndihmuar”.



Të ndryshme
Më shumë
Shqetësuese, rritja 74% e vdekjeve të lidhura me nxehtësinë ekstreme20 August 2021
“Republika e Maqedonisë së Veriut”, nga sot fillon dhënia e pasaportave me emrin e ri 1 July 2021
Modelja seksi zhvishet për të treguar tatuazhin e ri26 August 2020