Nga Vendi
7 October 2020
Ekskluzive: Kapet grupi i “peshkatarëve” të tenderëve

Rreth 20 persona kanë rënë në rrjetën e Policisë Financiare, pas një hetimi disa mujor. ALSAT mëson se pjesë e madhe e tyre janë ndaluar veç më, ndërkohë që operacioni vazhdon ende me të tjerë, të cilët janë në ndjekje nga autoritetet. Në bashkëpunim edhe me policinë, personat pritet së shpejti që të kompletohen si grup i organizuar, të cilët kanë peshkuar tenderë në institucionet shtetërore. ALSAT mëson nga burimet e tij, se bëhet fjalë për një grup të mirë organizuar me bankierë, kontabilistë dhe biznesmenë të cilët përveç evazionit fiskal, kanë shkuar deri në kurdisjen e tenderëve publik nga institucionet e vendit. Personat e ndaluar pritet së shpejti të sillen para gjykatës, për masën paraprake të arrestit. Po ashtu, ende nuk dihet shuma e përvetësuar nga grupi, dhe dëmi që i është shkaktuar shtetit.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev: Nuk do të lejojë që tragjedia e Tetovës të politizohet 5 October 2021
Pritet të mbërrijnë doza të reja të vaksinave “AstraZeneka” dhe “Sputnik” 2 July 2021
Prokuroria jep detajet e para për zjarrin në Tetovë, ja sa viktima janë konfirmuar 9 September 2021