Nga Vendi
3 November 2020
Qeveria me masa të reja kundër Covid-19

Kryministri Zoran Zaev përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se qeveria në seancën e sotme ka miratuar vendimin për masa të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

 

Sipas vendimit të Qeverisë, objektet gastronomike do të punojnë deri në ora 21:00, me përjashtim të atyre që punojnë me porosi dhe objekteve që shërbejnë nëpër sportele. Vendimi vlen edhe për pompat e benzinës si dhe për dy aeroportet në vend.

Ekzekutivi gjithashtu ka vendosur që të ndalohet grupimi i më shumë se katër personave pas orës 21:00.

Qeveria sot gjithashtu miratoi rekomandim për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj në territorin e Maqedonisë së Veriut, që pas orës 21:00 të mos lëvizet pa nevojë në hapësira publike.



Të ndryshme
Më shumë
“Nuk më pëlqejnë”, Ema zbulon se nuk do të bëjë dasmë22 June 2021
Procesi zgjedhor vijon normalisht në Haraçinë, nuk është regjistruar asnjë parregullsi15 July 2020
Sot në Maqedoni votojnë të sëmurët, të pafuqishmit, të burgosurit dhe personat me coronavirus16 October 2021