Nga Rajoni
11 December 2020
Haradinaj takohet me Zoran Zaevin, biseduan për avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Shkup është takuar më kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

Haradinaj njofton se biseduan për gjendjen politike dhe krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia në të dy vendet.

“Biseduam për gjendjen politike në vendet tona, krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia, temat e integrimeve euroatlantike dhe tema të tjera me interes për të dyja vendet.“, thuhet në njoftimin e Haradinajt në rrjetin social Facebook.

Tutje, ai shton se me Zaev-in u dakorduan të vazhdojnë kontaktet dhe bashkëpunimin për të avancuar më tutje marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Gjatë vizitës time në Shkup, takova mikun tim Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut. U dakorduam të vazhdojmë kontaktet dhe bashkëpunimin për të avancuar më tutje marrëdhëniet mes dy vendeve”, shkroi Haradinaj.

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Bashkësia Islame e Kosovës merr disa vendime për festën e Kurban Bajramit27 July 2020
Kreu i PDSH-së Thaçi synon postin e zëvendëskryeministrit në Maqedoni24 June 2020
Vesa Luma i reagon Mustafa Nanos pasi tha se ndjehet më afër me Bregoviqin 9 August 2021