Nga Vendi
19 December 2020
Konfiskohen rreth 100 kilogram marihuanë në pikën kufitare “Novo Sellë”

Në Vendkalimin kufitar Novo Sellë, në dalje nga Republika e Maqedonisë së Veriut, mbrëmë policia gjatë kontrollit në automjetin transportues “MAN”, me targa të Bullgarisë, të drejtuar nga një shtetas bullgar ka gjetur 102 paketime me marijuanë, të fshehura në një bunker të bërë special.

ga MPB-ja sot informuan se nëpunësit policorë nga Sektori për polici kriminale – Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armëve dhe substanca të rrezikshme nga liria u privua A.K.K. (48), nga Republika e Bullgarisë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “lëshimi i paautorizuar në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve”.

Droga e gjetur nga ana e ekipit mobil dhe Drejtoria Doganore iu dorëzua SPB Strumicë për procedurë të mëtejshme dhe personi u arrestua në stacionin policor dhe gjatë ditës së sotme do të parashtrohet kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë, në bazë të nenit 215 nga Kodi Penal .

Me këtë, thuhet në kumtesën e MPB-së, parandalohet edhe një përpjekje për transport ndërkombëtar të drogës, ndërsa veprimi i fundit i policisë tonë është edhe një dëshmi se lufta kundër krimit vazhdon.



Të ndryshme
Më shumë
Dashtevski: Në KSHZ kanë arritur 48 ankesa17 October 2021
Qeveria me vendim: Deri më 31 dhjetor sporti të emetohet në maqedonisht dhe shqip 2 November 2021
Maqedoni: Propozohet heqja e testit PCR me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë 5 October 2020