Nga Rajoni
14 February 2021
Kosovë, jehona e votimit deri në orën 13:00 shkon në 19.8%

Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV), ka thënë se deri në orën 13:00 kanë votuar 19.8 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Margjina e gabimit sipas këtij koalicioni është 0.52 për qind.

Sipas të dhënave të vëzhguesve të DnV-së, pjesëmarrja e qytetarëve të Prishtinës në zgjedhje është 2 për qind më e madhe në krahasim me qytetet tjera.

Qytetet si Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë, është thënë se kanë regjistruar daljet më të ulëta.

“Për dallim, në komunat me shumicë serbe dalja ka tejkaluar për 10% mesataren e daljes në nivel vendi”, është thënë mes tjerash në njoftim.



Të ndryshme
Më shumë
Rusia s’pret ndonjë marrëveshje mes Bidenit e Putinit në Zvicër15 June 2021
Filipçe: Pfizer iu përgjigj letrës të Ministrisë së Shëndetësisë, fillojmë negociatat për blerjen e vaksinave 8 December 2020
Shërohen 31 pacientë nga COVID-19 në Tetovë, mbeten edhe 292 raste aktive13 July 2020