Nga Vendi
1 March 2021
Erdhi koha Ahmeti fton diasporën të regjistrohet

“Erdhi koha e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut”, kështu e ka nisur thirrjen ndaj diasporës lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Ka vlerësuar se në procesin e regjistrimit duhet të angazhohen të gjithë.

“Të angazhohemi të gjithë, pa përjashtim dhe pa dallime, për një proces të suksesshëm të regjistrimit. Nga nesër (sot), më 1 mars e deri më 31 mars, diaspora mund të vet regjistrohet në këtë adresë: https://census.stat.gov.mk/.

Më pastaj, në periudhën nga 1 prilli e deri më 21 prill, fillon regjistrimi në vend ku regjistrojmë vetën, familjen dhe të gjithë familjarët në diasporë duke patur në dispozicion vetëm numrin amë të anëtarit të familjes.#regjistrimi2021“, shkruan në thirrjen e Ahmetit.

 

Ndërkaq prej sot, fillon faza e parë e regjistrimit të popullsisë. E para do të regjistrohet diaspora, të punësuarit në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore dhe familjet e tyre, pjesëtarët e armatës jashtë vendit, të burgosurit dhe të pastrehët./TV21



Të ndryshme
Më shumë
ASH: Qeveria e re do të jetë pa LSDM-në dhe BDI-në 2 November 2021
Rama: Të gjithë vendet e rajonit do të kyçen në “Ballkanin e Hapur”22 October 2021
Me veshje unike Xhensila mahnit me linjat trupore13 September 2021