Nga Vendi
2 April 2021
Në moshë të re ndahet nga jeta një nga mësueset më të dalluara në Gostivar

Është ndarë nga jeta një nga mësueset më të dalluara e cila ka qenë aktive edhe në Asamblesë e Gruas të Aleanca për Shqiptarët.

Me këtë rast telegram ngushëllimi ka dërguar kryetari i Gostivarit, Arben Taravari.
Telegram Ngushëllimi

E respektuara familja Çelebiu, me trishtim të madh e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të znj. Zejnepe Bardhi Çelebiu.

Pavarisht se vd ekjet janë pjesë e pandashme e jetës, njeriu nuk u mësua dot kurrë me to…e sidomos në rastet kur humbjet janë të parakohshme dhe të mëdha si është rasti i znj. Zejnep.

Në këto orë të rënda dhe tepër të vështira për familjen Çelebiu, kujtimi për të si një nga mësimdhënëset më të mira, si një nga aktivistet më të zëshme për të drejtat dhe zhvillimin e shoqërisë, si një nga anëtaret më të respektuara të Asamblesë së Gruas të partisë Aleanca për Shqiptarët, le të jenë krenari dhe mallëngjim për një grua e cila fatkeqsisht jetoi pak por bëri shumë!

Zoti është ngushëlluesi më i mirë i gjithçkaje dhe për gjithçka,ndaj dhe lutjet tona i drejtohen Atij që t’ju ndihmojë në këtë dhimbje të jashtëzakonshme!
U kujtoftë gjithnjë për mirë Zejnepi juaj, e cila do t’i mungojë qytetit tonë!

Me shumë pikëllim,
Arben Taravari



Të ndryshme
Më shumë
Jennifer Lopez mori gjithë vëmendjen në spektaklin e modës së e Dolce & Gabbana31 August 2021
Studimi: Kombinimi i vaksinave garanton mbrojtje të mirë29 June 2021
Veshallë, ja si janë rezultatet31 October 2021