Nga Rajoni
15 June 2021
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë reagon pasi Vjosa Osmani shkarkoi Valdete Dakën

Zyra e BE-së në Kosovë ka reaguar pas vendimit që dje ka marrë presidentja e vendit, Vjosa Osmani për të shkarkuar nga pozita që mbante në KQZ tash e sa vite, Valdete Dakën, raporton Gazeta Express.

Në një shkrim në Twitter, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka komentuar këtë vendim, duke thënë se është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës.

“Jemi njoftuar për vendimin e presidentes Osmani për të shkarkuar shefin e KQZ-së, e për të caktuar një të ri. Është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës dhe që pavarësia e KQZ-së të ruhet duke siguruar përgatitje profesionale në kohë për zgjedhjet lokale dhe për reformat në ligjin për zgjedhje”, ka shkruar Szunyog.

Të martën, Osmani vendosi për shkarkimin e Dakës. Shkarkimi i saj nuk u mirëprit nga shoqëria civile, e cila e akuzoi presidenten se vendimi ka qenë politik.

Madje, është paralajmëruar se vendimi i Vjosa Osmanit mund të dërgohet për interpretim në Gjykatë Kushtetuese.

https://twitter.com/EUAmbKS/status/1404696466929631232?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1404696466929631232%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fzyra-e-bashkimit-evropian-ne-kosove-reagon-pasi-vjosa-osmani-shkarkoi-valdete-daken%2F



Të ndryshme
Më shumë
Artan Grubi: “BDI-së e Ali Ahmetit ia kanë parë hajrin të gjithë”28 October 2021
Jo të gjitha shkollat do të hapin dyert për nxënës më 1 tetor 3 September 2020
Gostivar, ndëron jetë çiklisti që u godit mbrëmë nga vetura30 August 2020