Nga Rajoni
15 June 2021
Sot hapen sallat e dasmave në Kosovë

Sot, (15 qershor) do të hapen sallat e dasmave, ka thënë Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva.

Sogojeva tha se të martën do të dalin edhe me një manual se si do të lejohen mbajtja e ahengjeve.

Ai në një intervistë tha se pritet që sot të dalin me një konferencë të përbashkët edhe me Ministrinë e Shëndetësisë për hapjen e kësaj veprimtarie.

“Sipas informatave që i kemi do të thotë grupet punuese janë duke punuar, do të thotë i kam dy përfaqësues të Odës dhe përfaqësuesit e ministrisë, dhe sipas informatave kemi edhe prej kryeministrisë janë duke punuar në manual, sot zyrtarizohet manuali dhe prej sot do të filloj edhe të punoj edhe ky sektor”, tha Sogojeva.

“Sipas informatave që i kemi ne sot ndoshta do të dalim edhe me një konferencë të përbashkët me ministrinë për hapjen e kësaj veprimtarie”, përfundoi Sogojeva.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev: S’ka diskutime për karantinë speciale26 August 2021
Ratkoceri: Fituesi më i madh i zgjedhjeve është Lëvizja BESA18 October 2021
Murseli: Kemi projekt 40 miljon euro për ujësjellësin në Tetovë 8 October 2021