Nga Rajoni
15 June 2021
Borrell lajmërohet nga takimi Kurti-Vuçiq: Dialogu ka sjellë rezultate të rëndësishme për qytetarët

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell, nga takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dialogu dhe rezultati që del nga ai është rruga drejt të ardhmes evropiane të të dyja palëve.

Ai tha se dialogu ka sjellë rezultate të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë.

“Unë jam duke pritur një takim të ri të Dialogut të Nivelit të Lartë Beograd Prishtinë sot me Presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti”, ka shkruar Borrell.

“Dialogu dhe rezultati i tij është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dy palëve. Ndërkohë, ai solli rezultate të rëndësishme për qytetarët e tyre”, ka theksuar ai.



Të ndryshme
Më shumë
Rita Ora shënon një tjetër sukses në karrierë25 June 2020
Me 31 tetor ndryshon ora verore, prej 03:00 bëhet 02:0029 October 2021
Shoqja e Caroline rrëfen bisedën e fundit pak para vrasjes, tregon si e kontrollonte çifti njeri-tjetrin21 June 2021