Nga Rajoni
15 June 2021
Flet Lajçak, tregon si ishte takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak tha se takimi mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq nuk ishte i lehtë, raporton Gazeta Express.

“Nuk ishte takim i lehtë por është e rëndësishme që ky takim ndodhi. Dy liderët treguan qartë se çfarë duan, dy liderët konfirmuan se nuk ka rrugë tjetër për dy shtetet pa normalizim të marrëdhënieve.  Të dy janë të angazhuar për të punuar në normalizim të marrëdhënieve përmes dialogut”, tha Lajçak.

Diplomati sllovak që është i dërguar special i BE-së për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi tha se BE-ja pret që Kurti dhe Vuçiq të shtyjnë Kosovën dhe Serbinë drejt BE-së.

“BE-ja ka pritshmëri të lartë nga dy liderët që të kapërcejnë të kaluarën dhe të shtyjnë Kosovën dhe Serbinë drejt të ardhmes evropiane”, tha Lajçak duke konfirmuar se takimi tjetër do të ndodhë në fund të muajit korrik.

/GazetaExpress/



Të ndryshme
Më shumë
Fjolla Morina “lajmërohet” sërish nga paraburgimi, habit me veprimin23 July 2021
Haxhiu: Në fund të shtatorit do të vizitojmë në Hagë krerët e UÇK-së, është obligimi ynë institucional10 September 2021
Pse duhet të konsumoni kërpudha? 2 September 2020