ShowBiz
15 June 2021
Aurela Hoxha bëhet nënë për herë të parë, lajmin po e mbanë super të fshehur

Aurela Hoxha është një ato personazhe të njohur të showbizit e cila e ka mbajtur jetën private larg syrit të publikut. Ndërkohë që përflitej se modelja bukuroshe është në një lidhje dashurie prej 6 vitesh, asnjëherë nuk u zbulua se kush është partneri i saj.

Pak kohë më parë nisën thashethemet se ajo mund të ishte shtatzënë, megjithatë në rrjete sociale nuk postoi asnjëherë foto me barkun e rrumbullakosur. Duket se aludimet kanë rezultuar të vërteta pasi Aurela është bërë me të vërtetë nënë për herë të parë.

Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” konfirmojnë se ylli i modës ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë që muajin e kaluar. Modelja dhe partneri janë bërë me djalë, megjithatë kanë preferuar ta mbajnë ende “sekret” këtë lajm të bukur. Madje, ende s’kemi parë ende asnjë foto nga shtatzënia e Aurelës.

Kujtojmë se prej pak kohësh, ajo është larguar nga Shqipëria, për të nisur një jetë të re në Spanjë, ku ka krijuar dhe një linjë me bikini dhe ka organizuar disa sfilata me modele shqiptare e të huaja jashtë vendit.



Të ndryshme
Më shumë
Del nga shtëpia për të parë dëmet nga përmbytjet, krokodili i merr jetën të moshuarit 1 September 2021
Plazhin “në derë të shtëpisë”, vlonjatja merr rreze në ballkon… pa mbathje!28 August 2020
Pendarovski deri të enjte duhet të deklarohet rreth Ligjit për regjistrimin e popullsisë24 January 2021