ShowBiz
15 June 2021
Bebe Rexha shijon pushimet në krahët e të dashurit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon ende të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit “Better Mistakes”.

Albumi është pritur mirë nga fansat dhe artistja ka qenë e ngarkuar gjatë gjithë kësaj kohe me promovimin e tij në media dhe emisione të ndryshme.

E pas gjithë këtyre angazhimeve, Rexha duket se më në fund ka gjetur pak kohë për pushime.

Ajo ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram disa imazhe nga pushimet që po shijon në një jaht me të dashurin dhe miqtë e saj.Bebe Rexha dhe Keyan ka kohë që janë në lidhje, teksa nuk i kanë të shpeshta paraqitjet e përbashkëta në rrjetet sociale, duke preferuar që ta mbajnë më për vete jetën e tyre private.



Të ndryshme
Më shumë
Kosovari nga Gjermania kërkoi nuse në Shqipëri, i ofroi 1500 euro por miqtë dhe nusja e zhvatën dhe u zhdukën 6 July 2021
Studimi: Pse ndjeheni në stres dhe të shqetësuar kur nuk keni telefonin me vete? 2 September 2020
BFI do të kyçet në thirrjen për vaksinim31 August 2021