Kuriozitete
16 June 2021
Familja që habiti botën, vdes babai i 89 fëmijëve

Një 76-vjeçar që besohet të jetë kryefamiljari i familjes më të madhe në botë ka ndërruar jetë në shtetin Mizoram të Indisë.

Ziona Chana, kreu i një sekti fetar që praktikon poligaminë, vdiq të dielën, duke lënë pas 38 gra, 89 fëmijë dhe 36 nipër e mbesa. Chana vuante nga diabeti dhe hipertensioni.

Ka ende paqartësi sa e madhe është vërtetë familja e tij, megjithatë Chana dhe familja e tij përbëjnë sensacion global, duke tërhequr turistë në fshatin e tyre në verilindje të Indisë.

Familja e madhe jeton së bashku në një shtëpi me katër kate të quajtur “Chuuar Than Run” ose “Shtëpia e gjeneratës së re”, me 100 dhoma.

Rezidenca është një atraksion i madh turistik, me njerëz nga e gjithë bota që shkojnë pranë atij fshati për të parë mënyrën e jetesës së kësaj familje gjigante.

Sipas Reuters, Chana ka lindur në vitin 1945. Familja e tij i përket një sekti të krishterë, Chana Pawl, që ka rreth 2000 ndjekës. Ata të gjithë jetojnë rreth shtëpisë së Chana në Baktawng Tlangnuam, rreth 55 km nga kryeqyteti i Mizoram, Aizawl. Sekti, i cili lejon poligaminë për burrat, u themelua nga gjyshi i Chana në vitin 1942.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni, 600 mijë doza vaksinash priten deri në fund të javës25 June 2021
Të famshmit shqiptarë të shenjës së Shigjetarit24 August 2021
Adrola Dushi: “Shqiptarët janë raca më e bukur në botë, s’ka asnjë si ne”23 September 2021