Nga Vendi
16 June 2021
RMV, turistët serb mund të marrin M-smart kartela pa pagesë për pagesën e taksës rrugore

Udhëtarët nga Serbia të cilët do të hyjnë në Maqedoninë e Veriut, prej sot në vendkalimin kufitar Tabanoc do të marrin kartelë falas me 760 denarë, për pagimin e taksës rrugore në të dy drejtimet në autostradën “Miqësia”, nga Kumanova në kufirin grek Bogorodicë, transmeton Portalb.mk.

“Nga 15 qershori, fillon shpërndarja e kartelave M-smart për turistët serbë në pikën kufitare Tabanoc dhe të cilët transzitojnë përmes Korridorit 10, në pikë pagesat me sistem të pagesave elektronike. Kartelat shpërndahen nga Ministria e Punëve të Brendshme”, raporton kanali serb N1, sipas informacioneve nga qeveria e Maqedonisë.

Ndërmarrja Publike për Rrugë shtetërore dje dorëzoi 60 kartelat e para në pikën kufitare Tabanoc.

Sipas vendimit të Qeverisë, për udhëtarët nga Serbia janë destinuar 200.000 karta ‘të mbushura’ elektronike M-smart për pagesën e taksave rrugore në sezonin e ardhshëm, nga 15 qershori deri më 15 gusht. Për ta, nga buxheti i vendit do të shpenzohen 172 milion denarë ose rreth 2.8 milion euro.

Udhëtarët marrin nga një kartelë për makinë, e cila kontrollohet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore. Kartelat mbeten në pronësi të përhershme të qytetarëve serbë të cilët do të mund t’i mbushin ato përmes sistemit “e-card”, për të paktën 300 denarë dhe do t’iu shërbejë gjatë hyrjes së ardhëshme në Maqedoninë e Veriut.

Vlerësimi për numrin e kartelave të nevojshme për turistët serbë në sezonin e verës është bërë në bazë të të dhënave të vitit 2019 për numrin e automjeteve që tranzituan nëpër Maqedoninë e Veriut.

Vendimi i qeverisë mbi taksat rrugore pa pagesë për qytetarët serbë bëhet në shenjë mirënjohjeje ndaj Serbisë për dhënien e vaksinave kundër covid-19 Maqedonisë së Veriut, si dhe për vaksinimin falas të shtetasve maqedonas.



Të ndryshme
Më shumë
Rakitiç rikthehet tek Sevilla 2 September 2020
Numri i këshilltarëve në Bashkinë e Shkupit, OBRM-PDUKM ka më shumë19 October 2021
20% e gjuhëve rrezikojnë të “vdesin” deri në fund të shekullit21 June 2021