ShowBiz
16 June 2021
“Kam 1 vit e gjysmë i lidhur, hyra për famë”, ish-konkurrenti i Përputhen plas bombën

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar një prej ish-konkurrentëve të “Përputhen”, Ervin Koxherri.

Menjëherë pas daljes nga programi qarkulloi nëpër portale një foto e tij me missi-n shqiptar, Damaljanta Gjergji, duke lënë të kuptohej se mes tyre kishte nisur një lidhje dashurie.

Në daljen e tyre të parë, Ervini dhe Damaljanta treguan për “Ftesë në 5” se janë veç shokë dhe mes tyre nuk ka ekzistuar kurrë një histori dashurie.

Më tej Ervini sqaroi se gjatë kohës që u publikuan lajmet ka qenë në një lidhje dashurie me një vajzë tjetër.

I pyetur nga Bieta ai rrëfeu se kishin 1 vit e gjysmë bashkë dhe kishin rënë dakord për hyrjen e tij në “Përputhen”.

“Ne bëmë kompromis kur hyra unë në Përputhen, sepse qëllimi i hyrjes sime atje ishte muzika”, u shpreh ai.

Ervini pohoi se tashmë janë ndarë, madje kënga e tij e fundit ishte një dedikim për të.



Të ndryshme
Më shumë
Përdhosen posterat e Goran Bregoviçit në Tiranë17 August 2021
Është shkruar raporti për prokuroren Kadriu 5 August 2020
119 raste të reja më Kovid-19, katër viktima dhe 89 të shëruar30 July 2020