Nga Rajoni
16 June 2021
Kur duhet përdorur maska në Shqipëri sipas protokollit të shtetit shqiptar?

Të gjithë po presin të pushojnë, por edhe këtë vit gjithçka do të jetë me protokoll pavarësisht numrit mjaft të vogël të rasteve me COVID-19 dhe fataliteteve.

Ministria e Turizmit miratoi protokollin për sezonin turistik. Edhe pse detyrimi për të mbajtur maskën në ambientet e hapura është hequr, në protokoll specifikohen rastet kur duhet përdorur. Përjashto ashensorin, në rastet e tjera maska u kërkohet që të përdoret nga stafet e hoteleve dhe restoranteve.

Rastet e përdorimit të maskës

Maska dhe dezinfektues sipërfaqësor, mund të jenë në dispozicion për vizitorët kundrejt një marrëveshje paraprake mes sipërmarrjes dhe pushuesve/ vizitorëve.

Të gjithë artikujt e përdorur me një përdorim (peshqir dore, doreza, maska,) duhet të vendosen në një enë me kapak dhe të hidhen sipas menaxhimit të mbeturinave të rrezikshme.

Rekomandohet mbajtja e maskës ne mjediset e ashensorit.

Vishni maskë dhe doreza kur përgatisni ose përdorni ushqimin.

Ushqimet duhet të furnizohen nga burimet te sigurta dhe të transferohet në zonat e magazinimit. Furnizuesit dhe marrësit në dorëzim duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza.

Personeli qe shërben ushqimin duhet të jetë i pajisur përgjatë gjithë periudhës së shërbimit me maska. Dorezat do te vendosen sipas nevojës kur preken ushqimet.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev për Malin Sharr: Vendi ynë merr parkun e katërt kombëtar 1 July 2021
LSDM: Vijojnë bisedime serioze për formimin e Qeverisë së re 7 August 2020
Maqedonia e veriut: statistikat në 24 oret e fundit 16 July 2020