Nga Rajoni
16 June 2021
Presidenca e paralajmëroi pas votimit! “Opozita e re” nis pushimet qyl me avion privat

Ashtu siç e kishte paralajmëruar dhe Presidenca, ashtu vërtet ndodhi.

Me eurot që opozitarët e rinj siguruan në xhepat e tyre për shkarkimin e presidentit Meta në parlament, tani nisen për pushime luksoze në një jaht privat.
Përmes një fotografie të publikuar nga vetë ata në rrjetin social, shihet qartë se tre deputetët e “opozitës së re”, Klajdi Qama, Halit Valteri dhe Ylli Shehu po nisen për një udhëtim me avion privat!

Kjo gjë ishte paralajmëruar dhe nga Zëdhënës i Presidentit Republikës Tedi Blushi ,ku më anë të një statusi ai u shpreh fill pas votimit për shkarkimin e Presidentit se, depuetët e rinj do siguronin pushime të reja të shtrenjta qyl.
“Zero shqetësim nga vendimi antikushtetues dhe qesharak i landfillit parlamentar monist, që do të hyjë si rast studimor në historinë botërore të parlamentarizmit, se si një Kuvend pa opozitë, që edhe pse është shkarkuar me votë nga populli, voton për shkarkimin e një institucioni tjetër! 

Asnjë surprizë nga tregtari i kufijve të Shqipërisë dhe të Kosovës, partnerët dhe vasalët e oligarkëve, mafia e inceneratorëve, grabitësit e votave, parave dhe të pronave të shqiptarëve, përfshi edhe torollakët e dobishëm, që nuk bënë gjë tjetër sot, veçse plotësuan edhe hapin e fundit të krimit të rëndë zgjedhor të 25 prillit.
Të paktën veç pensionit të përjetshëm, i siguruat edhe për këtë vit një palë pushime qyl!

Bravo ju qoftë, që nuk dolët pa gjë nga kjo shëmti!
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është më i motivuar se kurrë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë nga çdo përpjekje e tradhëtarëve, bashkëpunëtorëve dhe tutorëve të tyre, që punojnë prej vitesh kundër vendit tonë, shqiptarëve dhe interesit kombëtar.

Një ftesë e sinqertë edhe për kolegët gazetarë: Merruni me gjëra serioze, zbardhjen, hetimin e plotë dhe dënimin e krimeve zgjedhore!”, shprehet Blushi.
 



Të ndryshme
Më shumë
Inspektorati obligon Taravarin të menjanon Deponinë e egër në dalje të Çegranit 8 October 2021
Pesë aktorët e njohur turq që janë me origjinë shqiptare, disa edhe nga Kosova30 July 2021
Bastoret sportive të Maqedonisë kërkojnë mbështetje financiare ose ndryshim të masave28 August 2021