Nga Rajoni
27 June 2020
Atentat në Shkodër, breshëri plumbash drejt një makine

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur rreth orës 06:45 në njësinë administrative Dajç, Shkodër.

Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje pas sinjalizimeve të banorëve, ka nisur hetimet. Sipas të dhënave të para, bazuar edhe te dëshmitë e banorëve thuhet se është qëlluar drejt makinës së shtetasit A.L., nga dy persona me motoçikletë.

Në polici, A.L ka deklaruar se është qëlluar ndaj tij. Ai po lëvizte në një automjet me kushëririn e tij, ku disa plumba kanë goditur mjetin.

A.L., ka theksuar se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk di kush mund të kenë qenë autorët.



Të ndryshme
Më shumë
Koronavirusi, në mbarë vendin gjithsej 3 402 raste aktive 6 August 2020
Pijet qe ju japin energji gjatë ditës26 August 2020
LSM-ja kërkon masa për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve në Maqedoni për shkak të valës së nxehtë23 June 2021