Nga Vendi
27 June 2020
Zaev ka ftuar Mickovskin të bëhen bashkë kundër Ali Ahmetit dhe kryeministrit shqiptar

BDI ka tronditur rëndë politikën maqedonase me idenë e kryeministrit shqiptar, aq sa krerët më të lartë të dy subjekteve maqedonase kanë filluar të bëjnë thirrje për unitet kundër kësaj ideje madhore.  Me këtë rast lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka treguar se si i ka ofruar një qeveri të përbashkët Mickoskit, lider i VMRO-DPMNE-se opozitare.

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në një debat në Ohër theksoi se para se të zgjidheshin të gjitha çështjet madhore në vend, qeveria i ofroi një qeveri të përbashkët liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Unë i ofrova Mickoskit një qeveri të përbashkët para se t’i zgjidhnim të gjitha këto çështje madhore, jo vetëm për shkak të Marrëveshjes së Prespës që të nënshkruhet së bashku. Le ta realizojmë anëtarësimin në NATO së bashku, le të hapim kapitujt së bashku në BE” deklaroi Zaev

 

Ai u shpreh se njerëzit e mi po më thonin “një herë të qëndrojmë së bashku, të qëndrojmë së bashku për shtetin”, unë i ofrova gjysmën e ministrive, për Kryeministrin të dakordoheshim por ata nuk kishin një qëndrim, ata u larguan nga përgjegjësia, sepse me shekuj kur shikoni se cila është ajo fillesë gjenetike, është e njëjta gjë tani – politikë lakuriqe, luftë parash, fuqi pushteti, kurrë vendime dhe mungesë qëndrimesh, kjo është e njëjta gjë , prandaj, VMRO-DPMNE do të jetë opozitë tha Zaev./TetovaSot



Të ndryshme
Më shumë
Do të ketë përgjegjësi kundërvajtëse për të gjithë persona që do të refuzojnë të regjistrohen në Maqedoni24 August 2021
Banka e Austrisë: 34% e shqiptarëve mbajnë euro në cash22 June 2021
Javën e kaluar afër 11 për qind më pak raste me Covid19 se një javë më parë15 September 2020