Sport
17 June 2021
Çka është ICD-ja, mjeti që do t’i vendoset në zemër Eriksenit?

Christian Eriksenit do t’i vendoset një defibrilator kardioverter i implantueshëm në zemër, pas arrestit kardiak që e pësoi në fushë në një ndeshje të Euro 2020 të shtunën, ka konfirmuar mjeku i Kombëtares së Danimarkës, Morten Boesen.

29-vjeçari pësoi arrest kardiak në fushë në përfundim të pjesës së parë mes Danimarkës dhe Finlandës në ndeshje hapëse të Grupit B në Euro 2020 të shtunën dhe u rikthye në jetë me defibrilator nga ekipi mjekësor i kombëtares. Ai u dërgua më pas në Rigshospitalet, një spital afër stadiumit Parken në Kopenhagë, ku ndodhet i shtrirë që prej atëherë, raporton Gazeta Express.

Duke folur të enjten për gjendjen e tij shëndetësore, Boesen konfirmoi se Eriksenit do t’i vendoset një ICD në zemër.

“Pasi Christiani ka kaluar nëpër ekzaminime të vështira të zemrës, është vendosur që ai duhet të këtë një ICD. Ky mjet është i nevojshëm pas arrestit kardiak, për shkak të çrregullimeve të ritmit të zemrës”.

Por çfarë është ICD-ja?

Sipas Fondacionit Britanik të Zemrës, defibrilatori kardioverter i implantueshëm në zemër (ICD) është një mjet i vogël për t’i ndihmuar njerëzit të cilët janë të rrezikuar nga ritme anormale të zemrës së tyre.

Ky mjet dërgon pulse elektrike për t’i rregulluar ritmet e zemrës, veçanërisht ato të cilat mund të jetë të rrezikshme dhe rrjedhimisht të shkaktojnë arrest kardiak.

Nëse ICD-ja vëren ritme të rrezikshme të zemrës, atëherë ajo ofron një apo më shumë trajtime si në vijim:

Ritmi – dërgon një seri të impulseve elektrike të tensionit të ulët (rrahje të matura) në një ritëm të shpejtë në përpjekje për ta rregulluar ritmin e zemrës.

Kardioverzioni – dërgon një apo më shumë tronditje të vogla elektrike në përpjekje për ta kthyer në normalitet ritmin e zemrës.

Defibrilatim – dërgon një apo më shumë tronditje më të mëdha elektrike në përpjekje për ta kthyer në normalitet ritmin e zemrës. /Gazeta Express/



Të ndryshme
Më shumë
Tetë viktima dhe 241 raste të reja me Covid-19, shërohen 51 pacientë18 July 2020
Sonte stabilizim i motit, gjatë fundjavës mot më i freskët12 August 2020
Baby G pozon nga pas, vë në fokus të pasmet në imazhet e fundit 6 July 2021