Nga Rajoni
17 June 2021
Ganimete Musliu e ashpër me Qeverinë: Të paaftë e frikacakë, s’keni guxim të përballeni me pyetjet e deputetëve

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër mungesën e kabinetit qeveritar në seancën e sotme të Kuvendit.

Musliu në Facebook ka publikuar një fotografi nga Kuvendi, ku shihet se shumica e qeveritarëve mungojnë, shkruan Reporteri.net.

Për këtë, ajo Qeverinë Kurti e ka cilësuar si të paaftë dhe frikacake.

“Qeveri e pa afte dhe frikacake, s’guxon të vije e te perballet me pytjet e deputetve.”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Kujtojmë se në rendin e ditës së seancës së sotme në Kuvend, janë edhe pyetjet parlamentare.

Postimi i plotë i Musliut:

Qeveri e pa afte dhe frikacake, s’guxon të vije e te perballet me pytjet e deputetve.

https://www.facebook.com/ganimete.musliu.9/posts/10159174368913006



Të ndryshme
Më shumë
Presidentja Osmani nuk merr pjesë në paradë, as Kryeministri Kurti jo 1 July 2021
Djali i Sorosit takohet me Edi Ramën, publikon fotografi nga Vlora27 July 2021
Këto artiste shqiptare pozuan nudo. Cila më e bukur?20 October 2021