Nga Vendi
27 June 2020
Zendeli: Arsimi do të jetë fokusi jonë kryesor gjatë qeverisjes së ardhshme

Kandidati për deputet, Fadil Zendeli ka vizituar mbrëmë banorët e lagjes ”Zona 7” dhe ”Sahati” në Gostivar. Ai para qytetarëve tha se qeverisja e ardhshme-koalicioni ”Mundemi” do të ketë prioritet shëndetin e qytetarëve, papunësinë.

”Koalicioni ”Mundemi” do të kujdeset për shëndetin e qytetarëve, gjegjësisht prioritet lufta ndaj Covid19. Papunësia, qëllimi tjetër i Lëvizjes Besa do të jetë që Malin Sharr ta shndërrojë në zonë turistike. Përmirësimi i standardit jetësor, çështja e arsimi, sepse akoma probleme-mungesë të librave. Ne do të avancojmë arsimin në vend”, ka deklaruar Zendeli ndër të tjera.

Ai poashtu u premtoi se shtyllat kryesore të programit politik të koaliconit ”Mundemi” janë zhvillimi ekonomik, barazia dhe stabiliteti i institucioneve. /Albanews24/



Të ndryshme
Më shumë
Pendarovski nga Kroacia: Për Maqedoninë e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së30 June 2021
Dje janë vaksinuar gjithsej 5.611 qytetarë në Maqedoni, 452.093 qytetarë janë paraqitur për vaksinim16 June 2021
26 mërgimtarë që pësuan nga aksidenti në Kroaci, transportohen për në Kosovë në ora 16:3027 July 2021