ShowBiz
21 June 2021
Cozman më i dashuruar se kurrë, publikon momente romantike me partneren

Cozman ka zbuluar së fundmi lidhjen e re të dashurisë.

Që prej ndarjes nga Tuna, reperi është treguar shumë i rezervuar përsa i përket jetës personale duke qëndruar larg vëmendjes së publikut.

Por pak ditë më parë, ai zbuloi se është i lumtur pranë partneres brune, Fjolla.

Lidhja mes tyre është bërë më serioze pasi janë parë bashkë shpeshherë në dalje publike.

Duket se çifti po përjetojnë momentet më të bukura bashkë saqë nuk ngurojnë t’i ndajnë dhe me ndjekësit në rrjete sociale.

Së fundmi, Cozman ka postuar një video, në të cilën shihet dorë për dore me të dashurën.

Megjithatë, reperi nuk ka zbuluar detaje nga romanca e re me grimieren nga Kosova. Cozman ka qëndruar prej kohësh larg muzikës.

Projekti më i fundit i tij mban titullin “You know me” publikuar dy vite më parë, ndërkohë që nuk dihet nëse po punon për të sjellë ndonjë këngë këtë sezon veror.



Të ndryshme
Më shumë
Teuta Arifi nesër promovon ofertën për Tetovën27 September 2021
Nuredini: 75% e gazifikimit primar është ndërtuar në perëndim të vendit dhe 90-95% në jug19 September 2020
Zekolli me apel drejtuar LSDM-së për Zaevin: Anuloni budallallëkun para se t’ju tërheq në një pus!30 June 2020