Sport
21 June 2021
Laurel bëhet atletja e parë transgjinore që merr pjesë në Lojëra Olimpike

Laurel Hubbard nga Zelanda e Re është bërë atletja e parë transgjinore që zgjidhet për të garuar në Lojërat Olimpike.

Zyrtarë e Zelandës së Re e kanë përzgjedhur atë për ekipin e grave në sportin e peshëngritjes për Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kërkesat për kualifikim u modifikuan së fundmi, transmeton Gazeta Express.

Ajo kishte garuar në ngjarjet sportive të meshkujve në të kaluarën, para se të deklarohej publikisht si transgjinore në vitin 2013.

Kritikët, sipas BBC-së, thonë se Hubbard ka përparësi të padrejtë në këto lojëra, por të tjerët kanë argumentuar për më shumë gjithpërfrshirje në Tokio 2020.

“Jam mirënjohëse dhe e përulur nga mirësia dhe përkrahja që shumë njerëz në Zelandën e Re ma kanë ofruar mua”, ka thënë Hubbard në një komunikatë për media.

Ajo do të garojë në peshëngritje në kategorinë 87 kilogramë.

43-vjeçarja e fitoi të drejtën për të garuar në Lojëra Olimpike kur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i ndryshoi ligjet në vitin 2015, duke ua lejuar atletëve transgjinorë të garojnë si gra, nëse niveli i testosteroneve është nën një prag të caktuar.

Testosteroni është hormon i cili e rrit masën muskulore.

/Gazeta Express/



Të ndryshme
Më shumë
Rekord I Ri I Rasteve Të Reja Me Covid-19 Në RMV17 October 2020
Rama: Jam shumë krenar për patronazhistët, falë tyre fituam zgjedhjet!21 October 2021
Edi Rama kërkon mandatin e tretë qeverisës 2 September 2020