Nga Rajoni
21 June 2021
Shkronjat e UÇK vendosen në kodrën e fshatit Ngucat të Malishevës

Shkronjat e UÇK-së janë vendosur në kodrën e fshatit Ngucat të Malishevës nga veteranët e ushtrisë çlirimtare.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se aksioni i veteranëve të UÇK-së të fshatit Ngucat, duhet vlerësuar dhe çmuar si iniciativë e mirë dhe shenjë nderimi i përjetshëm për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë.

“Kjo pamje e tri shkronjave të shenjta, UÇK, sa përkujtimore për shtigjet e lirisë tonë, janë në pikën strategjike dhe pikë referimi për të rinjtë tanë sot dhe brezat që vijnë se sa e çmuar është liria dhe sa i bukur është atdheu ynë. Nderim për veteranët e UÇK-së për këtë punë të vyer. Ju lumtë!”, ka shkuar Lladrovci.

Mediat kishin raportuar ditë më parë kur kishte filluar të implementohet ky projekt.



Të ndryshme
Më shumë
Tatuazhi që po habit internetin 6 August 2021
Bebe Rexha: Mendoja se në këtë moshë do të isha e martuar19 August 2021
Vdes babai i Kadri Veselit 7 July 2021