Sport
27 June 2020
Shkëndija, firmos me 16 vjeçarin Dashmir Elezi

Skuadra e Shkëndijës sot konfirmoi se ka firmosur kontratën e parë profesionale, me talentin më të madh të shkollës së tyre të futbollit, Dashmir Elezin. 16 vjeçari, luan në pozitën e sulmit dhe anësorit ofenziv, ndërsa firmosi kontratën 3 vjeçare me skuadrën kuqezi.

Mediat, Ernest Gjoka largohet nga Shkëndija

Ndërkohë mediat vendore raportojnë se Shkëndija ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin shqiptarë, Ernest Gjoka dhe është në kërkim të trajnerit të ri. Nën drejtimin e trajnerit nga Shqipëria, skuadra tetovare nuk arriti të mbrojë titullin dhe në fund duhej të kënaqet me pozitën e tretë në Ligën e Parë, në sezonin e ndërprerë nga pandemia “Covid 19”.



Të ndryshme
Më shumë
Surprizë! I moshuari hap kofanon e makinës, por nuk u beson syve30 September 2021
Lindje cezariane në SHBA, mjekët i çajnë foshnjës fytyrën me gërshërë21 June 2021
Trupi i një gruaje të vdekur është gjetur në një banesë në Veles14 July 2020