Nga Bota
22 June 2021
Turqia ndalon muzikën në mesnatë, shpërthen revolta kundër Erdoganit

“Na vjen keq, por askush nuk ka të drejtë të shqetësojë të tjerët natën”. Me këto fjalë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan motivoi vendimin e qeverisë së tij për mbylljen e sallave të koncerteve dhe ndërprerjen e muzikës  në klube në mesnatë, pasi i njoftoi kombit heqjen nga 1 korriku të kufizimeve kryesore anti-Covid.

Një iniciativë kjo që po shkakton një stuhi polemikash në mediat sociale, ku mijëra përdorues akuzojnë ekzekutivin për shfrytëzimin e pandemisë për të ndëshkuar stilin e jetesës.

“Ne jemi ofenduar” (#kusurabakiyoruz), është hashtag që është bërë viral në këto orë, duke përmbysur fjalët e kreut të shtetit. Protesta të menjëhershme erdhën gjithashtu edhe nga bota e muzikës.

“Nëse të shqetëson, mos e dëgjo”, komentoi këngëtarja Gaye Su Akyol në Twitter, duke iu drejtuar drejtpërdrejt presidentit Erdogan.

“Muzika nuk shqetëson, por shëron shpirtrat e shqetësuar. Muzikantët nuk shqetësojnë, ata prodhojnë art”, shkroi këngëtarja në Tëitter Aylin Aslim.

Reagime të forta vijnë gjithashtu nga opozita, sipas të cilave ekzekutivi “nuk po lufton me koronavirusin, por me stilin e jetës së njerëzve”.

Gjithashtu reagime pati edhe nga bota e biznesit, që shpreh shqetësim në lidhje me kufizimet e ardhshme mbi oraret e shitjes së alkoolit.



Të ndryshme
Më shumë
152 raste të reja me Covid-1926 July 2020
“Më shkruan në Instagram”, Missi nga shqipria zbulon mesazhet e Capital T28 July 2021
Maqedoni: Prindërit kërkojnë që mësimi të bëhet me prezencë fizike11 August 2020