ShowBiz
23 June 2021
“Nuk ia jap motrën katundarit sot e 100 vjet” – Reagon Albatrit Muçiqi

Në portale së fundi ka qarkulluar një lajm, se kinse Albatrit Muçiqi ka thënë se nuk e jep motrën për katundarë.

“Albatrit Muçiqi: Nuk ja jap motrën katundarit sot e 100 vjet” ishte titulli që bëri xhiro në rrjet dhe për këtë Albatriti ka vendosur të mos qëndrojë i heshtur, shkruan “Kosovarja”.

Përmes një postimi në rrjete sociale këngëtari ka hedhur poshtë thashetheme të tilla dhe i ka quajtur lajme të rreme.

“Mos u ndikoni nga këto lajme te rreme, këto portale e bëjnë vetem per perfitime personale. Kjo eshte një RREN e radhes. Me respekt Albatriti” është shprehur ai.

Në anën tjetër kujtojmë se Albatriti ka qëndruar pasiv periudhën e fundit dhe nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, por tashmë sezona e verës filloi dhe shpresojmë se ka përgatitur diçka për fansat e tij. /Kosovarja/



Të ndryshme
Më shumë
Rama: Do sjellim punëtorë afrikanë në vend, se shqiptarët janë dembel rrinë në kafe 6 July 2021
Rekord i ri! 2250 të infektuar brenda 24 orëve në Kosovë20 August 2021
Ali Ahmeti: Uroj që të gjitha palët me urtësi të pranojnë rezultatet31 October 2021