Nga Rajoni
23 June 2021
Gazetari i njohur kroat: Përshëndetje serbëve që më kërcënuan, rroftë Kosova dhe heronjtë e UÇK-së

Gazetari i njohur kroat, Velimir Bujanec, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale duke bërë shqiponjën dhe prezantuar shishen e rakisë “Skënderbeu”.

Në këtë formë ai ka përshëndetur serbët, për të cilët thotë se e kërcënuan ditët e fundit.

“Përshëndetje të mëdha të gjithë serbëve që më kërcënuan këto ditë. Rroftë shteti i pavarur i Kosovës! Rrofshin heronjtë e UÇK-së! Ekstremistët e Serbisë së Madhe u shqetësuan seriozisht nga mbështetja ime për opozitën patriotike në Malin e Zi … me një gotë Skënderbeu për nder të të gjithë shqiptarëve trima që dhanë jetën për të mbrojtur Vukovarin, Kroacinë dhe shtetin e pavarur të Kosovës”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/bujicavelimirbujanec/posts/2568103643336287



Të ndryshme
Më shumë
Babai i Almirit, Sedat Aliu më 3 korrik do të lirohet nga burgu22 June 2021
PDSH zyrtarizon kandidatin për Komunën e Bogovinës 2 August 2021
Dënim me kusht për protestuesit për tragjedinë në Tetovë13 October 2021