Nga Bota
23 June 2021
Mësuesi i martuar amerikan paraqitej si adoleshent për t’i bindur vajzat që t’i çojnë foto intime

Një mësues matematike nga Missouri i Shteteve të Bashkuara është arrestuar nën dyshimin se është paraqitur si djalë adoleshent për t’i bindur dy vajza të mitura që t’i dërgojnë fotografi intime.

Chad Alan Craghead, 44 vjeç, u arrestua nga agjentët federalë në Fulton të Mossourit javën e kaluar, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Babai i martuar i tre fëmijëve, i cili në internet e përshkruan veten si “ndjekës i Krishtit”, tani po përballet me pesë akuza, përfshirë prodhimin e pornografisë me fëmijë, përndjekje përmes internetit dhe komunikim me qëllim të zhvatjes.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me deri 30 vite burgim. Vajzat e mitura, të përfshira në rast, besohet se nuk janë nxënëse të shkollës ku punonte mësuesi i arrestuar.

Ai akuzohet për krijim të identitetit të rremë në internet për t’u paraqitur si adoleshent që t’i bindë vajzat për t’i dërguar pamje pornografike.

Mësuesi më pas dyshohet se i ka shantazhuar vajzat e mitura, duke i kërcënuar se do t’ua tregojë fotografitë intime familjeve dhe miqve të tyre, thuhet në dokumentet e gjykatës.



Të ndryshme
Më shumë
Pacientët në spitalet zvicerane: Sa janë të vaksinuar e sa të pavaksinuar20 August 2021
Presidentja Osmani nuk merr pjesë në paradë, as Kryeministri Kurti jo 1 July 2021
Grubi: Naser Ziberi kryeministër, ka më shumë përvojë se Zaevi!19 July 2020