Kuriozitete
23 June 2021
Plastika do të shndërrohet në vanilje për akullore

Edhe pse nuk mund të tingëllojë tërheqëse, shkencëtarët kanë zbuluar si të shndërrojnë plastikën e ricikluar në vanilje, që mund të përdoret në akullore. Shishet plastike aktualisht janë lloji i dytë më i zakonshëm i ndotjes plastike ndaj konsiderohet si material që përhap ndotje masive.

Në një përpjekje për ta luftuar këtë problematikë, shkencëtarët kanë zhvilluar një enzimë mutante që mund të shpërbëjë tereftalatin e polietilenit që gjendet në shishet plastike, në vanilinë që është përbërësi bazë i aromës së vaniljes dhe esencës së vaniljes.

Vanilina është një kimikat i njohur, që është pjesë e një tregu në rritje, jo vetëm si aromatizues i kërkuar, por edhe për përdorime më të gjera farmaceutike dhe herbicide. Sipas ekspertëve, aftësia për të përdorur shishe të ricikluara si pjesë e zhvillimit të saj mund ta zvogëlojë shumë ndotjen plastike.



Të ndryshme
Më shumë
Realizohet transplanti i veshkës nga derri tek njeriu21 October 2021
Vrasja e Triumf Rizës, Enver Sekiraqa sot del sërish para gjykatës24 June 2021
Mahmut Ferati: Tetova ime, lutemi për ty! 9 September 2021