Nga Rajoni
24 June 2021
Jahjaga në Forumin e Katarit: Serbia duhet ta njohë Kosovën, kaq thjeshtë përmirësohen raportet

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë ne Forumin Ekonomik të Katarit.

Ajo aty ka folur lidhur me pandeminë e COVID-19, por edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas saj është shumë e thjeshtë që këto dy shtete t’i përmirësojnë marrëdhëniet; vetëm që Serbia duhet ta njohë Kosovën.

“E pyetur se çfarë duhet të ndodhë që Kosova dhe Serbia t’i përmirësojnë marrëdhëniet deklarova: “Eshte goxha e thjeshtë. Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Duhet të heqë dorë nga Kosova. Është fakt inkurajues që ekziston një dialog mes Kosovës dhe Serbisë por një dialog i pafund nuk i shërben askujt””, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

“Aktualisht dialogu i ndërmjetësuar nga BE nuk ka as qëllim përfundimtar dhe as afat kohor dhe dyja palët janë edhe më larg të arriturit një marrëveshje”, ka deklaruar Jahjaga.



Të ndryshme
Më shumë
Beatrix i tregon Donaldit çfarë ka humbur15 March 2022
Nis “Parada e Krenarisë” në Prishtinë 1 July 2021
Mickoski: Duhet t’i jepet fund gjuhës së urrejtjes, qytetarët kanë probleme të përbashkëta15 October 2021