Nga Vendi
25 June 2021
Moti i qëndrueshëm me temperatura deri në 41 gradë Celsius

Moti në vend do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite do të ketë kushte për shfaqje të izoluar të shiut afatshkurtër dhe bubullima të rralla.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 14 në 23, ndërsa temperature maksimale do të arrijë nga 33 në 41 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare dhe erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 20 gradë, ndërsa temperatura ditore do të arrijë deri në 40 gradë.

Në ditët në vijim, moti do të mbetet i ngrohtë me kushte për shfaqje të izoluar të shiut afatshkurtër dhe bubullimave të rralla. Do të ketë rënie të lehtë të temperaturës të dielën dhe të hënën.



Të ndryshme
Më shumë
Ndodh edhe kjo! Vëllai e bën motrën për spital14 September 2021
Moti me diell, temperatura deri në 40 gradë23 June 2021
Taravari: Presim fitore bindëse, janë regjistruar parregullsi të shumta15 July 2020