Nga Vendi
25 June 2021
Zaev: Bisedimet për BE-në nuk duhet të shndërrohen në bisedime me Bullgarinë

Kryeministri Zoran Zaev në “Facebook” thotë se integrimet evropiane nuk duhet të jenë peng i kontesteve bilaterale.

“Bisedimet me Bashkimin Evropian nuk duhet të shndërrohen në bisedime me Bullgarinë. Përparimi ynë në integrimet evropian duhet të varen nga reformat e brendshme lidhur me kapitujt, legjislacioni i BE-së dhe arritjes së standardeve evropiane”, shkroi Zaev.

Sipas tij, liderët evropianë duhet të marrin parasysh se dëshpërimet e pafund hapin dyert dhe i inkurajojnë skeptikët evropianë dhe pikërisht BE duhet të gjejë formulë se si do ta mbajë fjalën dhe të vazhdojë me zgjerimin e Ballkani Perëndimor.

Zaev shton se është dëshmuar guxim dhe vullnet i sinqertë në lidhje me zgjidhjen e kontesteve bilaterale duke respektuar dhe mbrojtur, siç thekson ai, dinjitetin nacional.

“Në bisedime ose në kornizën negociuese nuk duhet të vendosen çështjet bilaterale. Është precedent i rrezikshëm, dhe ky është qëndrim edhe i vendeve të tjera të BE-së. Identiteti maqedonase nuk mund të jetë lëndë në bisedime. Askush dhe me asnjë akt nuk duhet ta vendosë si çështje dinjitetin njerëzor, barazinë dhe solidaritetin dhe të drejtat e njeriut”, tha Zaev.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Tashmë ata janë vendosur në SHBA – afganët rrëfejnë historitë e tyre të ikjes, frikës dhe shpresës 1 October 2021
Maqedoni: Mbi 10 mijë të infektuar me COVID-19, 4199 raste aktive27 July 2020
Nuk po bëhen rehat! Ndahen përsëri çifti i njohur22 June 2021