Nga Rajoni
28 June 2021
VIDEO/ Pas Velipojës, përplasje për shezlongët edhe në Ksamil

Pas Velipojës, ka plasur konflikti për shezlonet edhe në Ksamil. Pronari i një hoteli të njohur, Albert Sula është përplasur me punonjësit e policisë, të cilët kanë shkuar t’i heqin çadrat.

“Leji ato shezlone”– dëgjohet të thotë ai në videon e publikuar nga Syri.net. Ai rrëfen se atë pjesë plazhi e shfrytëzon prej 15 vitesh, ndërsa sivjet ia kanë dhënë pa asnjë kriter një punonjësi policie.

Policia bashkiake e mbështetur nga ajo e rendit ka hequr disa shezlonë, të cilat biznesmeni i ka me dokumente të rregullta në bazë të territorit që menaxhonte prej vitesh.

Albert Sula, shpreh shqetësimin për pjesën e plazhit, duke u shprehur se hapësirën e shfrytëzuar prej tij, ia kanë dhënë një punonjësi policie. Ai vë në dukje se punonjësi i policisë nuk plotëson asnjë kriter, ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Bregdetit nuk i ka dhënë zgjidhje.

“Unë jam pronar, investitor prej 15 vitesh. I kam përmbushur të gjitha kriteret dhe ligjet që ka qeveria jonë për të marrë një kontratë plazhi. Në një mënyrë ose në një tjetër ai e ka marrë me të padrejtë. Sepse një punonjës që ka marrë një lokal me qera, që nuk plotëson asnjë kriter, që duhen kritere të tjera” – është shprehur biznesmeni.

Për shkak të konfliktit, pushuesit kanë braktisur plazhin, duke u larguar drejt zonave të tjera.



Të ndryshme
Më shumë
Infektohet mësuesja me Kovid-19, 17 nxënës të klasës së parë në izolim 7 October 2020
New York Times reportazh mbi afganët e strehuar në plazhin e Shëngjinit14 September 2021
Kreu i OBSH: Kërcënimi më i madh, nuk është vetë virusi!11 July 2020