Nga Vendi
29 June 2021
Maqedoni: Nga 1 korriku vendoset taksa ekologjike, opozita maqedonase paralajmëron bllokadë

Se a do të shtrenjtohen derivatet nga 1 korriku me vendosjen e taksës ekologjike, tani për tani mbetet e pasigurte, veçanërisht për shkak se deputetët e opozitës paralajmëruan se do ta bllokojnë ligjin. Nëse ligji mbetet i bllokuar, Buxheti do të shkurtohet për rreth 30 milion euro. Zv.kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, kërkoi që të mbështetet ligji për shkak se me këtë realizohen edhe numër i madh i projekteve të nevojshme për qytetarët.

“Unë me të vërtetë shpresoj se opozitarët dhe të gjithë deputetët në afat sa më të shkurtër kohorë do të sjellin ndryshimet ligjore, ndërsa a do të bëhet kjo për 10 ditë, 15 ditë apo një muaj, është çështje ditës, por mendoj se do të sillen dhe nuk besoj se do të ndodhë e kundërta”, tha Fatmir Bytyqi – zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike.

Kryeministri Zoran Zaev thotë se vendosja e taksës ekologjike është e rëndësishme për përmirësimin e ambientit jetësorë. Sipas tij, kjo do të kompensohet me shfuqizimin e akcizës për derivate e cila u soll gjatë kohës së korona krizës.

“596 dollarë është për momentin bareli i naftës. Nëse kalon 600 dollarë, ndërsa kjo pritet të ndodh këto ditë dhe këto dy dollarë që mbeten shfuqizohen. Kështu që kemi kompensim me atë që akumuluam fond ekologjik. Vetëm në gjashtëmujorin e parë, nëse sillet në fillim të korrikut ligji, akumulojmë një miliard e 685 milion denarë ose për një vjet janë 3 miliardë e 330 milion denarë”, potencoi kryeministri Zaev.

Por nga opozitarja OBRM-PDUKM edhe më tej me qëndrim se do ta bllokojnë ligjin me të cilin shtrenjtohen derivatet. Zëdhënësi, Dimçe Arsovski thotë se vendosja e taksës ekologjike jo vetëm që do të godas xhepin e qytetarëve, por do të tërheq edhe një seri shtrenjtimi.

“Mbi 50 milion euro në vjet pushteti i LSDM do të marrë nga qytetarët përmes shtrenjtimit të derivateve, ndërsa ato 50 milion, siç e dini, do të përfundojnë në xhepin e LSDM përmes prokurimeve kriminele, siç është praktikë e LSDM-së dhe Zoran Zaevit”, deklaroi Dimçe Arsovski – zëdhënës i OBRM-PDUKM-së.

Ndryshimet ligjore për ambientin jetësorë me të cilat vendoset taksë ekologjike, janë dërguar në Kuvend dhe deputetët duhet ta shqyrtojnë me procedurë të shkurtër./TV21/



Të ndryshme
Më shumë
Xhaferi në takim me Shentop: RMV dhe Turqia ndajnë vlera të përbashkëta për paqen dhe stabilitetin në rajon23 June 2021
Një 52-vjeçare nga Tetova u infektua me koronavirus tri herë22 September 2021
Zaev: Tragjedi ndodhin gjithkund në botë, nuk besoj se Qeveria duhet të japë dorëheqje13 September 2021