Kuriozitete
29 June 2021
Vlera e Facebook-ut arrin shifër rekorde – mbi 1 trilion dollarë

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara i hodhi poshtë dy padi kundër rrjetit social, Facebook, duke ndikuar që vlera e tij të arrijë në nivel rekord.

Gjykatësi James Boasberg vlerësoi se ankesa e Komisionit Federal të Tregtisë kundër rrjetit social është shumë e paqartë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Një padi tjetër rreth konkurrencës, të dorëzuar nga disa shtete të ShBA-së, gjithashtu u hodh poshtë, sepse shkeljet e pretenduara kishin ndodhur shumë kohë më parë.

Pas këtyre vendimeve, vlera e aksioneve të Facebook-ut u rrit për 4.2 për qind dhe vlera e kompanisë në treg për herë të parë shkoi në mbi 1 trilion dollarë.

Sa i përket padisë së dytë, gjykatësi Boasberg tha se shtetet nuk kanë ofruar justifikim të arsyeshëm për atë se pse kanë pritur nga gjashtë deri në tetë vjet për të vendosur që ta padisin Facebook-un. Ai shtoi se shtetet kanë dështuar që të ofrojnë pretendime me fakte.

 



Të ndryshme
Më shumë
Latifi: Në Korçë shqiptarët e kanë ftuar mikun e Karaxhiqit për të kënduar, në Leposaviç çetnikët serbë20 August 2021
KSHZ Maqedoni: Gjithsej 297 kandidatë do të luftojnë për kryetarë të komunave më 17 tetor13 September 2021
Në ora 15 Ademi dhe Filipçe kumtojnë vendimin për vitin shkollor18 August 2020