ShowBiz
29 June 2021
Alaudin Hamiti merr vendimin drastik: Do të mbyll emisionin “NIN”, kjo është arsyeja

Moderatori Alaudin Hamiti ka bërë një deklaratë të fortë sa i përket emisionit të tij “NIN”, një emision i cili ka pasur një vëmendje të madhe nga njerëzit.

I ftuar ne “Kafe Shqeto” Alaudini ka treguar se ka marre një vendim të rëndësishëm.

“’Ndrimi i natës’ është në sezonin e gjashtë dhe gjatë gjithë kësaj kohe intervistat me njerëzit më ‘IN’ të momentit nuk kanë munguar asnjëherë, por fatkeqësisht ky do të jetë dhe sezoni i fundit dhe me kaq unë do ta përmbyll, kanë mbetur dhe 3-4 javë deri në fund të sezonit të 6-të, po e konfirmoj edhe tek ju sot unë do të përmbyllet ‘Ndrimi i Natës’.

“Nuk dua të kem më kompromise të tilla, jam ezauruar për sa i përket intervistave dhe dua ti iki këtij formati sepse ne jemi një vend i vogël dhe çfarë do që bëjmë i bie të përsëritet dhe nuk e di fare çfarë do bëj por nuk do të bëj kompromise të tilla”, ka deklaruar Hamiti



Të ndryshme
Më shumë
Vera Ora kthehet pas në kohë, ndanë një imazhe bashkë me Ritën kur ishte fëmijë 3 August 2021
Jashari dhe Lladrovci në përkrahje të kryeministrit shqiptar12 July 2020
Tetovë, gjithsej 823 dënime gjatë muajit qershor për tejkalim shpejtësie 2 July 2021