ShowBiz
30 June 2021
Vdes muzikanti shqiptar Ylber Aliu

Pas një sëmundje të gjatë, muzikanti Ylber Aliu ka ndërruar jetë.

Lajmin për vdekjen e tij ka bërë të ditur xhaxhai i tij, Beqir Aliu, ndërkaq ka shtuar se për detajet e varrimit të tij do të njoftojnë me kohë.

Ylberi është familjar i grupit muzikor “Vëllezërit Aliu”. Edhe vetë ka qenë prodhues i këngëve, duke e pasur produksionin e tij. Njihet për një numër të madh të këngëve dhe ilahive të cilat i punoi dhe këndoi edhe vetë.

Kolegët dhe miqtë e njohin edhe si njeri që e deshi fortë jetën, pasi një kohë të gjatë luftoi me sëmundjen.

Ylberi pas vetes ka lënë edhe dy fëmijë.

Ngushllime familjes dhe komunitetit artistik!



Të ndryshme
Më shumë
PDSH konfirmon mbështetjen për Ramiz Merkon në Strugë28 October 2021
10 vjet burgim për serbin që dhunoi seksualisht një shqiptare gjatë luftës 5 July 2021
Bregdeti shqiptar më i preferuari, kolona të gjata në kufirin Kosovë-Shqipëri 9 August 2021