Nga Rajoni
30 June 2021
Adnani pi 70 çaja në ditë. Kërkon ndërrimin e emrit në komunë

Adnan Ademi është 40-vjeçari nga Vushtria e Kosovës, që është i fiksuar nga çaji.

Prej 12 vitesh, ai pi plot 70 filxhanë në ditë dhe këtë eksperiencë e ka ndarë në lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”.

Adnani u shpreh se pirja e çajit nuk i shkakton asnjë lloj problemi, madje e ka bërë edhe më të njohur.

Ai ka theksuar se ka shkuar në gjendje civile për ta vendosur mbiemrin “çaji” po nuk ia kanë pranuar

“Këtë pasion kam 12 vjet. Ma kanë mësuar çajin gjyshi dhe prindërit. Ky është një lloj çaj turk. Çdo ditë pi çaj, lëngje si ujë dhe çaj. Pi 70 filxhanë në ditë.

Nuk kam probleme me shkuarjen në tualet, nuk më pengon. Unë jetoj në pishë, krahasit oborre.

Kam shkuar në gjendje civile për të ndërruar mbiemrin për ta bërë çaji, po nuk ma pranuan. Nëse vjen në Vushtri dhe pyet ku e kanë shtëpinë Adnan çaji dhe të gjithë ta thonë”, tha Ademi.



Të ndryshme
Më shumë
72-vjeçarja që duket si modele tregon sekretin e formave perfekte25 June 2021
Nëse doni të humbni peshë, konsumoni këtë lëng në mëngjes 8 August 2020
Zaev: Po bëjmë përpjekje që Gruevski të kthehet në vend dhe të vuaj dënimin22 July 2021